Mediat britanike duket se nuk kanë në plan ti ndahen shqiptarëve. Një artikull i “Daily Mail” tregon mënyrat sesi shqiptarët po tërheqin klientë për t’i dërguar në mënyrë të jashtëligjshme në Angli.

Marketing

Sipas “Daily Mail”, shqiptarët vijojnë të pa shqetësuar që të reklamojnë “biznesin” e tyre në rrjetet sociale, e kryesisht në Tik Tok, duke treguar datat e nisjes dhe detaje të tjera.

Në artikullin e botuar së fundmi, janë shfaqur disa postime të shqiptarëve në rrjetet sociale, ku thuhet se kërkojnë deri në 18 mijë paund për kalimin e sigurt drejt Britanisë, jo me gomone, por me kamionë.

“Ndryshe nga gomonet që kanë një vëmendje të shtuar gjatë kohëve të fundit, kalimi me kamion është më i lehtë”, shkruan Daily Mail.

Media britanike bën me dije se një person i paidentifikuar, i cili punon për Daily Mail, i ka dërguar mesazh kësaj llogarie në Tik-Tok, duke i kërkuar një udhëtim për 2 persona. Çmimi i udhëtimit është 26 mijë paund. Ndërkohë një tjetër trafikant ofron udhëtime me avion me pasaporta të falsifikuara.

Pasi i publikojnë këto postime, ato fshihen brenda disa ditësh për të humbur gjurmët.

Marketing