Pergjatë 1 viti ura e Lozanës Grand-Pont do të mbyllet.

Marketing

Nga 15 janari deri në fund të nëntorit 2022 do të riparohet.

Mbyllja e urës do të ketë një ndikim të madh në trafikun e qytetit.

Ekipet e zhvillimit të cilat kanë propozuar ofertat, kanë punuar për të rregulluar rrugët e autobusëve dhe për të projektuar rrjetin Grand-Pont në qytet, i cili do të hyjë në fuqi më 15 janar 2022, raporton lematin.ch , përcjellë albora.ch.

Bashkia e qytetit rekomandon të shmanget tranziti nëpër qendrën e qytetit të Lozanës dhe të favorizojnë parkimin periferik dhe transportin publik.

Megjithatë, hyrja në hapësirat e parkimit në qendrën e qytetit është e garantuar dhe sinjalistika drejt drejtimit është përshtatur gradualisht që nga 3 janari për të siguruar që trafiku të jetë sa më funksional./albora.ch/

Marketing