Pasi arriti majën e botës në gastronomi, “Noma”, restoranti danez që ka shërbyer kuzhinën më të mirë nordike, do të mbyllë dyert në fund të vitit 2024.

Marketing

Nën drejtimin e Rene’ Rexhepit, “Noma” është vlerësuar 5 herë si restoranti më i mirë në botë. Tani, pas 24 muajsh, ai do të bëhet një laborator gastronomie, i dedikuar ndaj “inovacionit të ushqimit” dhe zhvillimit të shijeve të reja.

Sipas një komunikate për shtyp, restoranti megjithatë nuk e përjashton mundësinë për të hapur dyert për raste të veçanta. “Shërbimi i darkave do të mbetet pjesë e asaj që jemi, por nuk do të na karakterizojë më”, thuhet në deklaratë.

“Noma” ka qenë në qendër të vëmendjes në dy vitet e fundit, periudhë gjatë të cilës shumë subjekte të tjera të industrisë së gastronomisë u goditën rëndë si pasojë e pandemisë.

“Nëse pandemia na ka mësuar diçka, ajo është se sa të brishta mund të jenë ëndrrat, se sa rraskapitëse dhe e vështirë mund të jetë kjo industri”, deklaroi Rexhepi pasi mori çmimin e Restorantit më të Mirë në Botë në 2021-shin.

Marketing