Në vetëm dy ditë, autoritetet belge pezulluan licencat e funksionimit të dy kopshteve në rajonin verior të Belgjikës, për shkak të dyshimeve se në ato institucione dhunoheshin fëmijët.

Marketing

Javën e kaluar u mbyll me urgjencë një çerdhe në qytetin Udenarde, në të cilën sipas raportit të shërbimit inspektues, stafi ishte “i paaftë pedagogjikisht”, raportojnë mediat belge.

Në raport thuhet se fëmijët në atë institucion “mbaheshin nën ujë të ftohtë, mbylleshin në kuzhinë dhe fusnin kokën në tualet ose në vakt nëse nuk ndalonin së qari”.

Vendimi është marrë pas një alarmi për një fëmijë të lidhur me shirit ngjitës në shtrat dhe reagimit të prindërve të cilët shprehen të shqetësuar për qasjen pedagogjike dhe sigurinë e fëmijëve.

Inspektorati njoftoi se “drejtuesit e çerdheve mund të ankimojnë këtë vendim, por se ankimi nuk do të ketë efekt pezullues”.

Marketing