Numri i qëndrimeve të paligjshme në Zvicër pothuajse u trefishua gjatë vitit të kaluar, shkruan Blick, përcjell Albora.ch.

Marketing

Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare (BAZG) regjistroi mbi 52,000 raste midis janarit dhe dhjetorit 2022 – rreth 33,000 më shumë se një vit më parë.

Arsyeja kryesore për këtë është rritja e numrit të emigrantëve afganë dhe marokenë, shkruan BAZG në një deklaratë të enjten. Shumë prej tyre kanë hyrë në Zvicër në mënyrë të parregullt nga Austria apo Italia. Nga afro 6000 personat e kapur vetëm në dhjetor, 852 iu dorëzuan autoriteteve të huaja.

Rastet e dyshuara të kontrabandës kanë mbetur të larta edhe në vitin 2022 krahasuar me një vit më parë, janë ndaluar 476 kontrabandistë të dyshuar, siç shihet edhe nga shifrat e BAZG.

Albora.ch.

Marketing