Mbi 20 persona janë helmuar nga gazi dje në qytetin italian të Verbanias dhe tre persona janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Marketing

Siç raporton agjencia italiane Ansa, një rrjedhje gazi ka ndodhur në fabrikën e Galvanoplast.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët, policia dhe zjarrfikësit, raporton agjencia italiane, duke shtuar se po vijon një hetim që duhet të tregojë arsyen e aksidentit.

Të gjithë ata që u helmuan nga gazi ishin të punësuar në Galvanoplast dhe duket se “reja kimike” ka mbetur e mbyllur në fabrikë.

Marketing