Është dënuar me tetë vite burg shqiptarja në Greqi që detyronte tre fëmijët e saj të jetonin në kushte ekstremisht të këqija mes minjve,  buburrecave dhe skamjes.

Marketing

Shqiptarja ka rënë në prangat e policisë në fillim të muajit prill, pas denoncimit të bërë nga bashkëshorti i saj grek me te cilin jetonin të ndarë. Ai u shpreh i shokuar nga gjendja çnjerëzore në të cilën jetonin fëmijët e tij 2 dhe 3 vjeç pasi 6-vjeçari është nga lidhje e mëparshme e shqiptares.

Shqiptarja u dënua me tetë vjet burg pa lirim me kusht, me akuzën e ekspozimit të të miturve në rrezik por edhe lëndime të lehta trupore.

Madje, e pyetur nga policia për kushtet e jetesës së fëmijëve të saj, ajo dëshmoi  se tre të miturve u kishte thënë se buburrecat ishin flutura.

Protothema.gr shkruan se bashkëshorti në distancë ka paditur shqiptaren më 6 prill në polici./albora.ch/

Marketing