Kryetari i bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig, ka bërë të ditur se detyrimi për mbajtjen e maskave në transportin publik, si dhe masa të caktuara në institucionet shëndetësore, do të mbeten në fuqi gjatë gjithë dimrit në kryeqytetin e Austrisë.

Marketing

“Ka kuptim të mbahen masa të caktuara gjatë periudhës më të ftohtë të vitit,” i tha Ludwig agjencisë APA.

Ai theksoi se situata në spitale është ende sfiduese dhe se duhet kujdes për grupet e rrezikut.

Prandaj, detyrimi i testit PCR dhe mbajtja e maskës për të vizituar personat e shtruar në spital apo shtëpi të të moshuarve do të mbetet në fuqi.

Personat e testuar pozitivisht nuk do të kenë akses në ato institucione. Në transportin urban, nënvizoi ai, mbetet në fuqi detyrimi për të mbajtur maska. Kjo, thotë ai, siguron njëfarë mbrojtjeje kundër infeksionit.

“Unë përdor transportin publik dhe duhet të them se disiplina e qytetarëve në këtë drejtim është shumë e lartë, ndryshe nga sa pretendojnë disa”, tha Ludwig.

Marketing