Që nga viti 2018, të huajt me gjyshër që kanë jetuar në Zvicër mund të aplikojnë për natyralizim të lehtësuar. Megjithatë, nga 25,000 njerëz të prekur, vetëm 1847 kishin marrë një pasaportë zvicerane në vitin 2020.

Marketing

Arsyeja janë pengesat burokratike, sipas Komisionit Federal për Migracionin.

Shkurt, procedura duhet thjeshtuar: “Vullneti i popullit dhe kantoneve duhet të përkthehet në fakte. Këta njerëz kanë qenë prej kohësh një pjesë integrale e Zvicrës dhe ne kemi nevojë për ta,” tha presidenti i CFM Uollter Leimgruber, cituar në një deklaratë sot.

Në fakt, më 12 shkurt 2017, populli dhe kantonet miratuan gjerësisht lehtësimin e natyralizimit të të huajve të brezit të tretë, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Megjithatë, deri tani, sipas një studimi nga CFM, premtimet e thjeshtimit nuk mbahen. Përkundrazi, vështirësitë janë të shumta: kufiri i moshës së parashikuar nga ligji, pengesat e shumta burokratike dhe mungesa e informacionit që u jepet atyre që janë të interesuar. Sipas autorëve të studimit, disa truke të vogla do të mjaftonin.

Ndër të tjera, eliminimi i kufirit të moshës prej 25 vjetësh (përtej të cilit nuk është më e mundur të paraqitet kërkesa) dhe ndërlikimet administrative për të hyrë në procedurën e lehtësuar, të tilla si sigurimi i provave të përkatësisë aktuale të një brezi të tretë./albora.ch/

Marketing