‘Fenomeni’ Luiz Ejlli ka arritur deri në Britani. Trafikantët shqiptarë kanë ulur çmimet për emigrantët që duan të kalojnë kanalin e La Manshit për të hyrë ilegalisht në Britani. Përmes imazheve që shpërndajnë në rrjete sociale, tani kanë nisur të përdorin edhe hashtagun Luiz Ejlli duke qenë se është emri më i klikuar në Tik Tok.

Marketing

Kështu shkruan “The Telegraph”, e cila në një shkrim të publikuar sot thotë se “çmimi i trafikantëve është ulur në 3 mijë paund”.  I pyetur nga një gazetar i fshehtë se cili ishte çmimi për dy të rritur dhe një fëmijë gjashtë vjeç, anëtari i bandës u përgjigj: “6000 paund, falas për fëmijën. Pagesa në mbërritje.”

“Bandat pretendojnë se kushdo që arrin nuk do të deportohet në Shqipëri dhe ka të ngjarë të lirohet brenda 48 orëve në një përpjekje për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për të anuluar legjislacionin e saj të ri sipas të cilit kushdo që hyn ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar do të deportohet në një vend të tretë si Ruanda.

Trafikantët po përdorin emrin me hashtag të Luiz Ejllit, një prej personazheve të Big Brother VIP në Shqipëri, në përpjekje për të rritur klikimet në faqet e tyre në TikTok”, shkruan gazeta britanike.

Vitin e kaluar, shqiptarët përbënin 28 për qind të 45,755 personave që mbërritën me varka të vogla në Britani. Për tre muajt e parë të këtij viti, më pak se disa qindra nga 4431 të ardhur deri tani mendohet se janë shqiptarë.

Postimi në Tik Tok
Marketing