Marketing

Temat kryesore të diskutimit u lidhën me menaxhimin e krizës, regjimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe çështjen e refugjatëve.

Një delegacion i Këshillit Federal, i kryesuar nga Presidenti i Konfederatës Ignazio Cassis, u takua sot në hotelin Bellevue në Bernë me përfaqësues të të gjitha partive të pranishme në Parlament për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë. Temat kryesore të diskutimit ishin menaxhimi i krizës, regjimi i sanksioneve kundër Rusisë, çështja e refugjatëve, furnizimi me energji në Zvicër dhe pasojat në politikën e jashtme dhe të sigurisë, transmeton albora.ch.

“Lufta në Ukrainë ka dhe do të ketë pasoja jashtëzakonisht të rëndësishme në aspektin gjeopolitik”, tha Cassis në një deklaratë.

Për këtë arsye, Qeveria “e ka parë të domosdoshme që të bëjë bashkë forcat kryesore politike zvicerane për të vënë në dukje sfidat që e presin vendin tonë në planin afatshkurtër dhe afatmesëm”, shtoi kreu i Departamentit të Punëve të Jashtme.

Së bashku me Cassis, ishin të pranishëm këshilltarët federalë Karin Keller-Sutter, Viola Amherd dhe Simonetta Sommaruga, si dhe përfaqësues të Kancelarisë Federale. Partitë u përfaqësuan nga kryetarët dhe drejtuesit e grupeve./albora.ch/

Marketing