Këngëtarja e njohur kosovare, Loredana, së fundmi ka paralajmëruar se biletat për turneun e saj të vitit 2023 “Wifey Tour” tanimë janë në shitje.

Marketing

Koncertet do të realizohen në disa prej qyteteve të mëdha evropiane, ndërsa bileta më e lirë për t’u bërë pjesë e turneut të yllit të hitit “Pinky Promises”, kushton 49.17 euro, thuhet në faqen zyrtare të shitjes së biletave.

Madje, aty Loredana përshkruhet si një repere zvicerane me influencë ndërkombëtare në botën e muzikës.

“Reperja zvicerane e filloi karrierën e saj vetëm katër vite më parë, sot ajo është një yll ndërkombëtar i estradës. Tashmë në vitin 2020, turneu i albumit të saj ‘King Lori’ u shit në një kohë shumë të shkurtër me rreth 90,000 bileta”, thuhet në përshkrimin e artistes.

“Loredana është një grua e suksesshme dhe një model feminist për fansat e panumërt, aktualisht më shumë se 3 milionë në Instagram”, thuhet tutje.

“Wifey Tour” do të fillojë më 2 mars të vitit që po vjen.

Marketing