Marketing

Zvicra dënoi testin e një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM) të kryer dje nga Koreja e Veriut. Kjo nisje bie ndesh me rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. 

Testi më i fuqishmi që nga viti 2017, i aftë në teori për të arritur në Uashington dhe Nju Jork  thyen moratoriumin e testeve bërthamore dhe ICBM-ve, bëri të ditur sot Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) në një pozicion në Twitter.

Prandaj, Zvicra i bën thirrje Koresë së Veriut që t’i përmbahet moratoriumit dhe fton të gjitha palët të rifillojnë dialogun që synon arritjen e një denuklearizimi të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm të gadishullit të Koresë së Veriut, transmeton albora.ch.

I nisur nga Sunan, në portat e Phenianit, dje (06:34 në Zvicër), transportuesi udhëtoi për 71 minuta duke përshkuar afërsisht 1100 kilometra me një lartësi maksimale mbi 6200 kilometra, sipas të dhënave paraprake nga Komanda e Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, përpara se të përplasej në ujërat e Detit të Japonisë, rreth 150 kilometra nga bregu i Gadishullit Oshima, në zonën ekskluzive ekonomike japoneze. /albora.ch/

Marketing