Vendet nordike shpesh paraqiten si modele si për përfitimet sociale ashtu edhe për barazinë gjinore. Një legjislacion i ri i prezantuar në Finlandë tani vjen për të konfirmuar këto fakte. Sepse tani si baballarët e rinj ashtu edhe nënat e reja kanë të drejtë për leje prindërore të barabartë: 160 ditë secili , pra kur të dy prindërit janë të pranishëm, gjithsej 320 ditë ose gati një vit.

Marketing

Nëse kësaj periudhe i shtohet një pushim shtesë i lehonisë , pushimi total për të dy prindërit është 14 muaj , nga të cilat njëri prind mund t’i transferojë tjetrit deri në 63 ditë leje , në varësi të nevojave dhe dëshirave të çdo familjeje.

Ministrja e Çështjeve Sociale të Finlandës, Hanna Sarkkinen tha se me këtë reformë shpreson të përmirësojë pozitën e grave në tregun e punës, por edhe një pjesëmarrje më aktive të burrave në rritjen e fëmijëve të tyre.

Në të kaluarën, leja prindërore në Finlandë arrinte në 105 ditë , e llogaritur nga dita e pritshme e lindjes së fëmijës. E drejta e lejes prindërore kishte edhe baballarët, me kohëzgjatje totale prej 54 ditësh , ndërkohë që ekzistonte edhe opsioni alternativ që njëri nga dy prindërit të merrte të gjithë lejen.

Duhet theksuar se edhe familjet suedeze gëzojnë një leje të gjatë prindërore , me një total prej 480 ditësh për të dy prindërit. Kushti bazë për ta marrë atë të plotë është që njëra prej tyre të zgjasë të paktën 60 ditë , në të kundërtën kohëzgjatja totale e tij zvogëlohet. Ndikimi i tij në dinamikën e familjes suedeze është i dukshëm, pasi vlerësohet se afërsisht 90% e baballarëve përfitojnë nga leja prindërore .

Marketing