Detaje të reja kanë dalë nga krimi që tronditi Greqinë ditën e sotme ku mbeti i vdekur një shqiptari, Visar Dakrama.

Marketing

Dakrama u ekzekutua mëngjesin e sotëm në një lokal në Mykonos nga një 35-vjeçar grek pas një sherri për një femër.

Sipas mediave greke mësohet se 35-vjeçari që vrau shqiptarin është një biznesmen aktiv në industrinë e turizmit në ishull.

Gjatë deklaratës së tij në polici autori kishte thënë se 34-vjeçari i kishte ngacmuar të dashurën. Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase thuhet se shqiptari më herët e kishte kërcënauar atë me një thikë në lokal. Pasi të pranishmit kishin shuar sherrin, greku u largua dhe u kthye me një pushkë.

Dëshmitarët thonë se ai e qëlloi shqiptarin në kokë, menjëherë ai u dërgua në spital por fatkeqësisht nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra. 35-vjeçari u dorëzua vetë në polici, duke pranuar krimin.

Autori i vrasjes, Athanasios Nazos
Marketing