Marketing

Figura e Agim Ramadanit një prej komandantëve më të shquar i UÇK-së, gjegjësisht i Koshares, u bë tashmë pjesë e trupit të të riut gjilanas Labinot Zahiri.

Por, jo vetëm kaq. Ai shkoi edhe më larg. Duke e pas idol këtë komandant të Zonës Operative të Dukagjinit, i njohur ndryshe me nofkën KATANA, Labinoti këtë emër ia vuri edhe vajzës së tij Katana dhe njëkohësisht e vendosi si tattoo.

“Fryëmzimi për të bërë këtë tattoo më erdhi nga dashnia që kishte komandanti për atdhe dhe la tërë jetën e tj që kishte në Zvicër dhe familjen në rrugën për ta ndihmuar shtetin e tij në luftë. Lidhje familjare nuk kam me Ramadanin, por vetëm e kam idol dhe se vajza ime me shumë krenari mban emrin Katana”, tha ai për albora.ch.

Ani se komandanti Ramadani vazhdon të jetë prijës i listës së tij të tattove, Labinoti thotë se në trup e mban edhe figurën e heroit kombëtar Skenderbeut.

I riu i pasionuar pas tattove me përmbajtje të figurave patriotike, thotë se shumë shpejt do të bëjë tattoo edhe figurën e Adem Jasharit dhe Hamëz Jasharit, si dhe do ta vendos në trup edhe emblemën e UÇK-së. /albora.ch/

Marketing