Qeveria e re e Italisë vonoi aplikimin e një reforme në drejtësi të kërkuar për të marrë fondet evropiane pas pandemisë dhe hoqi një mandat vaksinash për punonjësit e shëndetësisë. lëvizje që shihen si kundër administratës së mëparshme të Mario Draghi, shkruan Euronews.

Marketing

Draghi vendosi kufizime të ashpra ndaj COVID dhe shtyu reformën e kontestuar në drejtësi që synonte përshpejtimin e procedurave të ngadalta gjyqësore të Italisë.

Kabineti i kryeministres Giorgia Meloni vendosi që mjekët dhe infermierët nuk do të duhej të vaksinoheshin më kundër sëmundjes dhe tha se ata të pezulluar nga puna deri më 31 dhjetor për shkak se kishin refuzuar vaksinën do të rivendoseshin menjëherë.

Duke folur në një konferencë shtypi pasi kabineti miratoi masat, Meloni akuzoi paraardhësit e saj – Draghi dhe Giuseppe Conte – për një qasje “ideologjike” ndaj COVID-19 dhe tha se ajo do t’i bënte gjërat ndryshe.

“Qeveritë e mëparshme morën një mori masash që nuk kishin prova shkencore,” tha Meloni.

Marketing