Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka përmendur Kosovën një herë në muaj, e tani Kosova po përmendet shpesh.

Marketing

 “Në të kaluarën presidenti depostik Putin na ka përmendur një herë në muaj si Kosovë. Tash po na përmend disa herë në jave duke tërhequr paralele false, të paqena me Krimenë në Ukrainë. Pra ai i cili e kundërshtoi ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s, dëshiron ta keqpërdor rastin e Kosovës për ta ushtruar hegjemoninë e vet. Ne jemi të brengosur por nuk jemi të frikësuar”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit Kurti pohoi se Kosova ka aleancë të pashkëputshme me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n, duke shtuar se Kosova është e brengosur por jo e frikësuar.

“Populli ynë është bashkë dhe partneriteti dhe aleanca jonë me BE-në dhe me NATO-n, është e pashkëputshme. Përshtypja ime është që presidenti rus dëshiron të ulet në tryezën e negociatave jo me presidentin Zelensky por me presidentin Biden, e për këtë qëllim të tij, kam drojën që ai do ta intensifikojë luftën në Ukrainë por edhe ta shpërndajë atë diku tjetër. Kjo sepse ai nuk mund të ulet dot në tavolinën e negociatave vetëm me agresionin në Ukrainë. E Ballkani Perëndimor është i rrezikuar pasi edhe këtu ka luftë hibride. Sputniku e ka qendrën në Beograd, dhe 160 kilometra nga këtu ku jemi ne sot, në Nish gjendet e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruse,. Ajo është një qendër aktive përplot me agjentë rus dhe jemi të brengosur por nuk jemi të frikësuar”, tha Kurti.

Këto komente ai i bëri gjatë një konferencë të përbashkët me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer./albora.ch/

Marketing