Marketing

Kate, një 38 vjeçare nga Mariupoli dhe djali i saj 17 vjeç, kaluan 10 ditë në bodrumin e Teatrit Rajonal të Dramës në Donetsk të Mariupolit.

Shtëpia e tyre, si shumë të tjera në qytetin e rrethuar, ishte shkatërruar nga sulmet ruse dhe ata menduan se do të gjenin siguri atje, transmeton albora.ch.

Nënë e bir u shtrydhën në dhomat e errëta të godinës, korridoret dhe sallat me dhjetëra familje të tjera. Disa gra, tha Kate, mbanin foshnja më pak se gjashtë muajshe. Ata flinin në shtretër të improvizuar të bërë me pjesët e buta të sediljeve të auditorit të vendosura së bashku në dysheme. Pjesët prej druri të sediljeve, tha ajo, janë prerë dhe janë përdorur si dru zjarri për gatim.

Derisa sulmi i pamëshirshëm i Rusisë vazhdoi, Kate tha se ndërtesat përreth teatrit u dëmtuan, apo u shkatërruan gradualisht: “Ne e dinim se duhej të iknim sepse diçka e tmerrshme do të ndodhte së shpejti”, tha ajo.

Një ditë para sulmit, Kate dhe djali i saj u larguan nga vendi.

“Ne u hodhëm në një makinë ndërsa po bombardohej teatri dhe zona. Kjo, pavarësisht se vendi ishte i shënuar qartë si një strehë civile, me fjalën ruse për “fëmijë” të shënuar në tokë me germa të mëdha”.

“Ditën e parë pasi arritëm të dilnim, nuk mund të flisja. Ne të gjithë vetëm qanim,” tha ajo.

“Por tani duket sikur nuk ka mbetur asnjë lot. Nuk mendoj se kjo dhimbje do të zhduket ndonjëherë”, përfundoi Kate./albora.ch/

Marketing