Zyra e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka reaguar pas kundërpërgjigjeve të Ramës ndaj deklaratës së sekretares së Brendshme britanike, e cila i cilësoi shqiptarët që shkojnë ilegalisht në MB kriminelë, duke thënë se po pushtojnë vendin.

Marketing

Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman ka pohuar se ajo do të trajtojë “pushtimin” nga emigrantët me politikat e saj të reja, duke shkaktuar reagime të mëdha për gjuhën e përdorur.

Në përgjigje të pyetjeve para parlamentit, Braverman tha se duhet përshpejtuar procesi i shqyrtimit dhe të realizohet largimi i shtetasve shqiptarë.

Pas deklaratave të sekretares Rama është përgjigjur me tone të ashpra duke thënë se MB po tenton të mbulojë  politikat e dështuara, duke shenjës truar shqiptarët e duke përhapur ksenofobinë.  Rama qortoi Britaninë gjithashtu edhe nga samiti i Procesit në Berlin, ku tha se Britania duhet të marrë shembull nga Gjermania në mënyrën se si i trajton refugjatët shqiptarë.

Si rrjedhojë zyra e kryeministrit britanik ka kam publikuar një deklaratë, ku nënvizon se Britania mbetet e përkushtuar për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe se  ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë

“Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe është mirënjohëse për punën që bën për të trajtuar kontrabandistët e njerëzve. Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku”, ka thënë zëdhënësja e kryeministrit Rishi Sunak

Marketing