Banorët në Berlin dolën në protestë të hënën në mbrëmje, kundër politikave për energjinë, të shpallura nga qeveria, me thirrje për të hequr sanksionet ndaj Rusisë, që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve, kryesisht energjisë elektrike dhe gazit.

Marketing

Protestuesit mbanin në duar pankarta me slogane: “Hapni gazsjellësin Nord Stream” dhe “JO NATO”, me kërkesën ndaj qeverisë së Scholz që të rregullojë sa më parë politikën e jashtme.

Sipas të dhënave zyrtare nga Zyra Federale Gjermane e statitsikave, indeksi i çmimeve në Gjermani u rrit në muajin gusht me 7.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli më i lartë ky në thuajse 50 vitet e fundit.

Çmimet e energjisë u rriten në gusht në nivelin alarmant 35.6% dhe kjo është arsyeja më e fortë për rritjen, po ashtu në nivel rekord, të normës së inflacionit.

Protestës iu bashkua edhe opozita gjermane, e cila thotë se politikat e gabuara të perëndimit ndaj Rusisë, po dëmtojnë drejtpërdrejtë milionë gjermanë.

Marketing