Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia shqiptare për llogari të drejtësisë italiane.

Marketing

Lajmin  e kanë bërë me dije mediat italiane, sipas të cilave i arrestuarit është dënuar në shtetin fqinj me 7 vjet, 7 muaj e 20 ditë burg.

Gjykata e Pordenones kishte dhënë dy dënime ndaj tij për vjedhje të rëndë të shtëpive dhe shkelje të ligjit për armët.

I pandehuri, sipas informacioneve të nxjerra nga prokurori publik i Pordenones,  Raffaele Tito, është autor i 65 vjedhjeve.

Vjedhjet për të cilat akuzohet dyshohet i ka kryer midis viteve 2018 dhe 2019 në provincat Belluno, Treviso dhe Pordenone.

Pas caktimit të masës së paraburgimit nga ana e Prokurorit Publik, shqiptari ka qenë në gjendje të lirë gjatë seancave deri më 12 nëntor 2019.

Ai fluturoi me avion nga Italia një ditë përpara se të jepej vendimi nga  Gjykata e Lartë,

“Bashkëpunimi i shkëlqyer ndërkombëtar – thotë prokurori – dhe aktiviteti inteligjent i policisë gjyqësore të Pordenones kanë bërë të mundur aktivizimin konkret të procesit të vështirë të dorëzimit të të dënuarit për shlyerjen e dënimit në Itali”.

Marketing