Swiss flag and statue of Justice on Federal Supreme Court of Switzerland. Lausanne, Switzerland

Gjykata e Lartë në Cyrih ka dënuar një kosovare 55-vjeçare këtë javë me 14 vjet burgim për tentim vrasje. Ajo akuzohet se kishte tentuar ta vriste bashkëshortin, raporton “20 Minuten”.

Marketing

Po ashtu kosovarja do të dëbohet për 12 vjet nga Zvicra pasi të kryejë dënimin me burgim.

Gjykata ka konstatuar se motivi prapa këtij krimi ishte xhelozia. “Burri ishte shumë afër vdekjes”, ka thënë gjykatësi.

Gruaja akuzohet se në prill të vitit 2018 kishte tentuar që me një pije helmuese që e kishte bërë me medikamente ta vriste bashkëshortin e saj, pesë vjet më të ri.

Derisa bashkëshorti i saj ishte në një gjumë të thellë dhe në mëngjesin tjetër ishte ende gjallë, ajo me një kabllo tentoi ta mbyste. Vrasjen nuk arriti ta realizonte vetëm pasi intervenuan dy fëmijët e çiftit.

Në seancën gjyqësore këtë javë, Prokuroria kërkoi një dënim me burgim prej 16 vjetëve për kosovaren dhe po ashtu dëbim për 15 vjet.

Avokati mbrojtës ka thënë se kosovarja nuk ka dashur ta vriste bashkëshortin, por vetëm të kishte qetësi nga ai. Po ashtu në këtë rast është akuzuar edhe bashkëshorti. Ai është shpallur fajtor për mashtrim dhe u dënua me burgim prej pesë muajve. Ndaj akuzave për përdhunim ai u shpall i pafajshëm./albora.ch/

Marketing