Gjykata Penale e Luzernit e dënoi 23-vjeçarin me pesë vite burg për tentativën e vrasjes me dashje pranë kishës së Shën Lukës, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albora.ch.

Marketing

Rasti ka ndodhur më 7 gusht 2017, ku kosovari kishte pasur së pari një konflikt verbal, më pas ishte kthyer për herë të dytë i armatosur më një thikë.

 Sipas aktakuzës, ai thuhet se ka goditur me thikë me lëvizje të fuqishme dhe të pakontrolluara. Ai e ka lënduar rëndë viktimën në qafë, parakrahun e djathtë dhe pranë gjoksit të djathtë. I akuzuari ishte i vetëdijshëm se plagët me thikë në zonat e përmendura mund të dëmtonin enët dhe organet vitale.

Po ashtu, nuk ishte hera e parë që kosovari po kryente një krim, ai më hërët ishte bashkëpunëtor në një grabitje të planifikuar në një degë të Coop dhe vodhi një çantë në një klub të Lucernit në nëntor 2018.

Aktgjykimi nuk është ende përfundimtar dhe mund të apelohet në gjykatën kantonale.

Albora.ch

Marketing