Një person ka lajmëruar në Polici se ka blerë veturën me targa të Suedisë nga i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë.

Marketing

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Rasti ka ndodhur në fshatin Bibaj të Ferizajt, të dielën në orën 12:00.

“Pas verifikimit të automjetit është vërtetuar se vetura kërkohet në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e  Suedisë si veturë e vjedhur”, thuhet në raport.

Vetura është konfiskuar dhe i dyshuari është në kërkim. /albora.ch/

Marketing