Vetëm gjatë një viti, mbi 3 mijë e 500 kosovarë janë martuar me shtetasë të huaj.

Marketing

Sipas medieve vendore ka më shumë gra që janë martuar me të huaj sesa burra, megjithatë diferenca nuk është shumë e madhe.

Vitin që lamë pas 1 mijë e 663 burra kosovarë janë kurorëzuar me gratë e shtetësive të huaja, kurse 1 mijë e 847 gra kosovare janë martuar me burra që kanë shtetësi të një shteti tjetër.

Burrat kosovarë kanë aplikuar të martohen me gratë që kanë shtetësi të: Gjermanisë, Maqedonisë së Veriut, Austrisë, Italisë, Zvicrës, Serbisë, Amerikës, Belgjikës, Francës dhe Kroacisë, transmeton albora.ch.

Ndërsa, gratë kosovare gjatë vitit 2021 i thanë po martesave me burrat e shtetësive nga: Gjermania, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Austria, Italia, Franca, Suedia, Kroacia dhe Rumunia./albora.ch/

Marketing