Qeveria suedeze ka vazhduar ndalimin e udhëtimit për në Suedi, nga vendet jashtë BE-së deri më 31 janar të vitit të ardhshëm, në të cilin vendim përfshihen edhe shtetasit kosovarë.

Marketing

Ky ndalim i hyrjes bazohet në një rekomandim të Këshillit të Ministrave të BE-së i vlefshëm për një kohë të pacaktuar për shkak të pandemisë me koronavirus, kështu që zgjatja është në përputhje me rekomandimin.

Ndërkohë, ambasada është e hapur për telefonata dhe vizita të hënën, të mërkurën dhe të premten nga ora 09.00 deri në orën 11.00./albora.ch/


Marketing