Ideja e shkurtimit të javës së punës është diskutuar për një kohë në Zvicër dhe ndonëse disa grupe po e shtyjnë atë, ajo nuk është afër zbatimit në shkallë të gjerë.

Marketing

Tani, megjithatë, një kompani me bazë në kantonin e Lucernit po hedh hapat e parë në këtë drejtim.

Për më shumë se 500 punonjësit e Remimag-ut, që operon në sektorin e gastronomisë, java e punës tani do të jetë katër ditë, megjithëse punëtorët do të duhet të kalojnë të njëjtin numër orësh si më parë.

Ky hap pionier ndodhi për një arsye të mirë.

“Kemi pasur vështirësi në rekrutimin e stafit, njëlloj si i gjithë sektori i gastronomisë. Java katërditore na bën më tërheqës për brezin e ri”, tha Bastian Eltschinger, bashkëdrejtori i kompanisë, transmeton The Local.

Foto: Lucerni / Pixabay

Marketing