Donacionit për fëmijë të E-baa i bashkëngjitet edhe Altin Marku. Për nder të 1 qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve shumë donatorë kanë kryer blerjen përmes platformës (E-baa), për arsye se kjo platformë ka ndarë të holla nga fitimi si donacion për fëmijët, vecmas të atyre të repartit të Onkologjisë.

Marketing

Albora.ch merr vesh se pjesë e këtij donacioni ishte edhe autori i emisionit “Fol shqip”, Altin Marku. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe nga ( E-baa).

“Shëndeti dhe lumturia e fëmijëve janë një ndër prioritetet e çdo shoqërie.

Ne si biznes çdo herë mundohemi të jemi prezent në  çfarëdo lloj forme në ditë të ve çanta si kjo e 1 Qershorit dhe pikërisht ku kemi zgjedhur këta fëmijë për t’iu mundësuar atyre një ditë më ndryshe. Andaj me rastin e 1 Qershorit tek ne (E-baa) shumë donatorë kanë realizuar blerjet e tyre në ëeb-in www.e-baa.com duke krijuar shporta të ndryshme me artikuj ushqimorë, higjienik dhe lodra të përshtatshme për këtë festë për fëmijë. Kësaj iniciative i është bashkëngjitur edhe Altin Marku i cili ka dhuruar një shumë të të hollave për realizimin e këtij donacioni tek OFAP si dhe për fëmijët në repartin e Onkologjisë, duke dhuruar kështu disa pako me materiale didaktike (lodra). Ndonëse është një kontribut modest por qëllimi i gjithë kësaj është përcjellja e mesazhit për të ju treguar atyre se ata nuk janë vetëm. Ky donacion është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të E-BAA për ngritjen e vetëdijesimit dhe përgjegjësisë sonë si shoqëri.”- kanë thënë nga E-Baa, shkruan Albora.ch.

Marketing