Midis 4 korrikut dhe 10 korrikut, në Luksemburg u raportuan 5,616 raste të reja me Covid, shkruajnë mediat në Luksemburg, përcjell Albora.ch. Pesë persona vdiqën nga Covid-19, midis 4 dhe 10 korrikut në Luksemburg, konfirmon të enjten Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Tendenca që ngjalli një valë të re të pandemisë, e vërejtur javën e kaluar , është konfirmuar pasi numri i rasteve të reja gjatë javës është thelbësisht i njëjtë, në këtë rast 5616. Kurse, janë kryer gjithsej 14293 teste PCR. duke thënë se një në tre ishte pozitiv në ditët e fundit. Shkalla e incidencës është 870 raste për 100,000 banorë gjatë shtatë ditëve, ku grupmosha 45-49 është më e prekura.

28 pacientë janë shtruar në spital gjatë kësaj periudhe, me një moshë mesatare 58 vjeç, por askush nuk po trajtohet në terapi intensive, tha ministria. Përsa i përket vaksinimit, 512 persona tashmë të vaksinuar plotësisht morën një dozë shtesë, dhe 1334 morën një dozë të dytë shtesë. “78,8% e popullsisë së vaksinuar”, thekson raporti.

Për kujtesë, më 8 korrik, kryeministri Xavier Bettel shpjegoi se qeveria për momentin po heq dorë nga detyrimi i vaksinimit kundër Covid në Luksemburg.

Marketing