Prezanca e KFOR-it gjerman në Kosovë është vazhduar deri në qershor të vitit 2023.

Marketing

Kjo u miratua nga kabineti qeveritar, derisa mbetet të miratohet edhe në Bundestag.

Ushtarët do të kenë të njejtin mandat ku parashihet të dërgohen deri në 400 ushtarë.

Ministria gjermane e Mbrojtjes ka vendosur që kjo shifër të moszvogëlohet, në mënyrë që të reagohet në shpejt dhe me fleksibilitet.

Forcat ndërkombëtare paqëruajtëse në Kosovë janë angazhuar që nga viti 1999 në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Më 11 qershor 1999, Parlamenti gjerman kishte vendosur për herë të parë pjesëmarrjen në KFOR në Kosovë.

Marketing