Një hulumtim i ri tregon se Dua Lipa është femra shqiptare më e kërkuar në botë, sipas një hulumtimi.

Marketing

Dua Lipa (73 milionë) dominon në listë dhe është më e kërkuar se Rita Ora, Bebe Rexha (12 milionë) dhe Ava Max (9.8 milionë) së bashku.

Ky hulumtim ofron njohuri unike për femrat më të famshme shqiptare në mbarë botën, me Dua Lipën që dominon në këtë renditje, duke analizuar më shumë se 135 milionë kërkime në Google.

Nënë Tereza mban ende vendin e 4-të (8 milionë), dhe çuditërisht pasohet nga influencerja e re Melissa aka melimtx dhe një nga aktoret më të suksesshme shqiptare Eliza Dushku.

Hulumtimi i fundit i bërë nga dua.com analizoi mbi 135 milionë kërkime në Google në 12 muajt e fundit, për të përcaktuar 150 femrat më të suksesshme dhe të famshme shqiptare.

Rezultatet e këtij hulumtimi jo vetëm që vijnë në kohën e duhur – më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas – por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim në interesimin e njerëzve në mbarë botën për suksesin e femrave shqiptare.

Është inkurajuese të shohësh që jo vetëm femrat shqiptare nga diaspora po ndikojnë në botë, por edhe femrat e vendlindjes, siç janë Era Istrefi dhe Elvana Gjata.

Në listën e 150 femrave më të famshme shqiptare, nuk mungonin dhe emrat e femrave të mahnitshme si: Diona Fona, Xhemi Shehu, Amanda Lajcaj, Vildane Zeneli, Vlora Çitaku, Anjeza Shahini.

Këtu është lista.

Marketing