kuadër të një projektrishikimi të ligjit për të huajt dhe integrimin, Këshilli Federal i Zvicrës propozon uljen e asistencës sociale që paguhet për shtetasit e vendeve të treta.

Marketing

“Gjatë tre viteve të para pas dhënies së lejes së qëndrimit, shkalla e ndihmës sociale duhet të jetë më e ulët se ajo e aplikuar për popullsinë vendase”, thanë autoritetet .

Propozimi shkaktoi kritika nga Organizata Zviceriane e Mirëqenies së Punëtorëve, zëdhënësja e së cilës, Caroline Morel, theksoi se “në ndihmën sociale, shuma e përfitimeve mbështetëse llogaritet sipas nevojave dhe jo sipas kohëzgjatjes së qëndrimit në Zvicër”.

“Është e qartë se këto masa shtrënguese do të prekin kryesisht njerëzit e cenueshëm si fëmijët, personat me nevoja të veçanta dhe gratë”, shtoi ajo.

Foto: Wikipedia

Marketing