Një person që ishte në kërkim nga shteti suedez është arrestuar në Fushë Kosovë, shkruan Albora.ch.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftim për media.

 “Dërgohet në vuajtje të dënimit, një person i kërkuar nga Suedia për vjedhje të rëndë .

Sot pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, si dhe pas caktimit të masës së paraburgimit nga gjykata, personi i dyshuar;

V.D, mashkull, 30 vjeç, është dërguar në vuajtje të dënimit.

Ai është arrestuar nga zyrtarë të stacionit policor të Fushë Kosovës, të cilët kanë qenë duke u marr me një rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në një lokal. 

Pas verifikimit të personit të dyshuar, në të dhënat zyrtare i njëjti ka rezultuar  se kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, për veprën vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftimin e Policës së Kosovës.

Albora.ch.

Marketing