Një aksident fatal ka ndodhur në Aargau mëngjesin e së hënës mes Hornussen dhe Frick. Pas përplasjes me makinë, një këmbësor 22-vjeçar ka humbur jetën, transmeton albora.ch.

Marketing

Mëngjesin e së hënës, pak para orës 03:30, ka ndodhur një aksident trafiku fatal mes Hornussen dhe Frick AG, si pasojë një këmbësor, 22-vjeçar, është përplasur nga një shofer 30-vjeçar në rrugën kryesore. Kjo raportohet nga Argovia Today .

Aksidenti është konfirmuar nga policia kantonale në Aargau. Policia e kantonit nuk ka dhënë më shumë informacione për rrjedhën e aksidentit.

 Rruga kryesore midis Hornussen dhe Frick është e mbyllur për një kohë të pacaktuar. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing