Aktualisht në Zvicër janë të regjistruar 35,139 refugjatë ukrainas. Kështu ka bërë të ditur në Twitter Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), duke saktësuar se në mesin e tyre 28’314 tashmë kanë marrë statutin e mbrojtjes së S.

Marketing

Në pak ditë numri është rritur me disa mijëra: dje ishin 31’553 (nga të cilët 27’093 me statutin S), ndërsa të premten e kaluar 26’717 (22’119 me statutin S).

Sipas shifrave të siguruara nga SEM, bazuar në informacionin e mbledhur nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), rreth 4.7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, ndërsa 7.3 milionë janë shënuar si “të zhvendosur brenda vendit” dhe për këtë arsye janë ende./albora.ch/

Marketing