Kapet me 1 kg heroinë shqiptari në Itali. Ai u ndalua nga policia e Brindizit.

Marketing

Droga ishte ndarë në dy pako dhe i ishte mbështjellë me plastikë të verdhë, transmeton albora.ch.

Shqiptari u ndalua nga policia për një kontroll rutinë teksa udhëtonte me Audin e tij. Pasagjere ishte dhe një grua.

Pas identifikimit, duke vënë në dukje gjendjen e pazakontë dhe stresin e drejtuesit të mjetit, policët kontrolluan makinën, duke gjetur drogën dhe duke e sekuestruar.

Shoferi, i cili u zbulua, mori përgjegjësinë e transportit dhe ndalimit të drogës, duke shfajësuar gruan që ishte me të nga çdo përgjegjësi./albora.ch/

Marketing