Disa pamje mahnitëse të një pantere të rrallë të zezë në Laikipia, Kenia janë kapur nga fotografi Chris Brunskill dhe ekipi i tij i specializuar i gjurmuesve lokalë, të udhëhequr nga rojtari Joseph Mugambi.

Marketing

Femra dyvjeçare e pagëzuar me emrin Giza nga gjurmuesit vendas, u pa për herë të parë në zonën përreth lumit Ewaso Narok 18 muaj më parë.

Gjatë shumë netëve vëzhgimi, ekipi filluan të ndërtojnë një ‘skemë’ të lëvizjeve të panterës dhe në disa raste e panë atë të kalonte lumin në perëndim të diellit për të filluar gjuetinë përpara se të kthehej disa orë më vonë, shpesh duke mbajtur prenë e saj.

Brunskill tha: “Marrja e mundësisë për të gjurmuar dhe fotografuar një panterë të zezë nga një distancë e afërt, i vetëm në natyrën e egër të Laikipia, ishte një emocion i jashtëzakonshëm dhe një privilegj i jashtëzakonshëm.”

Marketing