Në një vend si Kosova më një sistem të brishtë shëndetsor, diagnostifikimi i kancerit mbetet sfidë në vete e sidomos tek femrat. Aktualisht Kosova përballët më mungesë të madhe barnash të listës esenciale pëfshirë këtu edhe pacietët që vuajnë nga semundja e kancerit.

Marketing

Në një vend të vogel si Kosova më një popullësi jo të lartë,shifrat e kancerit janë shqetesuese derisa këto shifra çdo vit pothujse janë në rritje. Kjo sëmundje po prek secilën moshë, se fundmi edhe moshat më të reja.

Sa i përket shfaqjes së kancerit tek të dy gjinitë në Kosovë, rastet më të shpeshta tek femrat janë kanceri i gjirit ndërsa tek meshkujt, kanceri i mushkërive dhe i zorrës së trashë, pastaj vijnë edhe llojet e tjera të kancerit. 

Mesatarja vjetore sillet rreth 1 mijë e 500 deri në 1 mijë e 600 pacientë me kancer sa iu përket statistikave të këtyre tre (3) viteve të fundit”,

E shifrat me rastet e reja të paraqitura me kancer në Kosovë po dalin të jenë shqetësuese.

No description available.
DR. Arben Bislimi, ud drejtor i Klinikës se Onkologjisë

Klinika e Onkologjisë në Prishtinë është e vetmja qendër në Kosovë, ku të prekurit me kancer marrin kimioterapinë apo trajtime të tjera.

Sipas drejtuesve të Klinikës së Onkologjisë, rastet më kancerin e gjirit janë nder më të shpeshtat por duke mos anashkaluar edhe llojet e tjera të kancerit.

“Në tetë mujorin e këtij viti dmth deri në fund të muajit gusht në të gjithë Kosovën, janë diagnostikuar 1009 raste të reja me kancer e të cilët po trajtohen në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, kanceri i gjirit dominon, me 265 raste, ndërsa vitin e kaluar ka pasur në total 1700 raste të të gjitha llojeve.

Sipas ud, drejtorit të Onkologjisë Arben Bislimi, në një përgjigjje dhenë Albora.ch deri në fund të vitit mund të kemi rritje edhe 10% të rasteve nga këto shifrat e fundit. Ai po ashtu ka treguar se kanceri I gjirit tek femrat është gjithemonë më shifra I pari por edhe kanceri I mushkerive tek meshkujt, I zorrës se trashë apo edhe llojet tjera të kancerit.

Free A Patient Using a Phone while Under Treatment Stock Photo
Foto: Pexels

E. Mahmutaj tashmë e di se çfarë e pret në trajtimin kunder kancerit të gjirit. Ajo tregon se muaj më pare është diagnostifikuar më ketë semundje deria për të kishte qenë kretesisht e papritur.

“Asnjeherë më herët nuk kasha berë mamografi sepse në të vërtetë nuk e dija rendesinë derisa erdhi momenti dhe kuptova që diqka nuk shkonte. Unë në fillim se kam ditur çfarë kam e as mjekët këtu në Kosovë, deri në Shkup më kanë treguar se kam kancer dhe atje jam operuar por trajtimin jam duke e berë në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë.

Problem më I madh këtu është mungesa e barnave e sidomos muajin gusht, derisa vendi është tejet e vogel për krejt neve që kemi nevojë” ka thenë ajo për Albora.ch

43 vjeçarja ka shpejguar se në Klinikën e Onkologjisë stfai është I mrekullushëm por që punojnë në kushte aspak të përshtatshme dhe ka nevojë shumë pë infermiere shtesë.

“Sjellet I kanë shembullore por nuk kanë kushte. Një infermiere duhet të kujdeset pë 20 apo 30 veta në sallë gjatë kemeoterapisë dhe kjo nuk ndodh askund, por më duket se kjo gjendje do të vazhdoj sepse çeshtja e kancerit por edhe semundjeve tjera në Kosovë asnjeherë nuk është marr më seriozitet” ka thenë ajo.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kanceri hyn ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën. Sipas kësaj organizate, gjatë vitit 2021 kjo sëmundje shënoi shifra rekorde në nivel global me 20 milionë të prekur dhe 10 milionë të vdekur.

SHBA zyrtarisht tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë –  Indeksonline.net
OBSH

Në Kosovë, çdo vit regjistrohen deri në 1,500 raste të reja me kancer dhe rreth 30 të vdekur nga pasojat e kësaj sëmundjeje.

E sipas mjekëve kosovar sipas numrit të përgjithshëm të të prekurve me kancer në Kosovë, te gratë prin kanceri i gjirit, derisa te meshkujt ai i mushkërive, ndërkaq mosha mesatare e të prekurve, është rreth 50 vjeç.

Nga hulumtimet dhe të dhënat botërore që i ka prezantuar Bordi Nacional i Kancerit në Kosovë, thuhet se në botë janë 14 milionë raste të reja në vit me kancer, derisa parashihet që deri në vitin 2030, numri i rasteve me kancer të arrijë shifrën prej 21.7 milionë.

Albora.ch

Marketing