Në Kosovë çdo ditë po vazhdon ikja e të rinjëve drejt vendeve perendimore, duke e lënë vendin për një të ardhme më të mirë.
E një ndër këto ikje ishte edhe sot, ku një djal nga qyteti i Podujevës, braktisi vëndin e punës, në një nga restaurantet e këtij qyteti për të marrë rrugën e mërgimit, shkruan albora.ch.
Sot në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi ku shihet djaloshi i cili me lot në sy është përshendetur nga kolegët e tij.
Madje pronari i restaurantit ku puntonte publikoi fotografinë me djaloshin, ku ia bashkangjiti edhe një mbishkrim emocionues.
“Deri kur kjo Kosovë e shkret keshtu. Nënat tona me i lind, me i rrit e me i shkollu keta djema dhe në fund te gatshem me i dergu Evropës.
Edhe Visarin punëtorin e zellshëm te mirë e të besuar, percollem per në Zvicërr qe te filloj nje jet te re! Lotet e tije te te tanet tregojn me se miri se qfar raporte te mira kishim me te.
Visarin e kishim pjes te stafit te Restaurant Ora per 6 vite ku kaluam shumë mirë dhe na mbeten shumë kujtime te mira.
Suksesi dhe shëndeti Visar Bekolli dasht Zoti te percjellin gjithë jeten”, u shpreh pronari ku djali nga Podujeva punonte./albora.ch/