Veprimtari i çështjes kombëtare, Jim Xhema, ka shkuar për homazhe në Prekaz me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Marketing

Ai tha se gjendet në Prekaz për t’i respektuar heronjtë e Kosovës teksa shtoi se “kjo është një dëshmi se çka na kanë bërë serbët”.

“Duhet të kujtojmë dhe të mos harrojmë se çfarë po ndodh. Ejani këtu dhe bëni respekt, respektoni njerëzit që paguan çmimin me familjet e tyre dhe fëmijët shtatë vjeç e pesë vjeç”, është shprehur Xhema në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se Prekazi është një shembull klasik, që për shekuj e shekuj, çështja ishte “se askush nuk e dha vëmendjen për të parë se çfarë na bënë”.

Marketing