Më shumë se 10 mijë kosovarë kanë kërkuar ndihmë nga organizata gjermane “AWO Nurenberg” për migrim në Gjermani. Kjo u bë e ditur në 15-vjetorin e themelimit të kësaj organizate, ku të pranishëm ishin ministra të landit bavarez dhe Ambasada Gjermane në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Marketing

Aty u tha se shkaku i luftës së fundit në Kosovë, shumë kosovarë kanë kërkuar riatdhesim në Gjermani por që pak prej tyre u është dhënë qëndrim të përhershëm.

President i Zyrës Shtetërore për Azil dhe Kthim në Bavari, Axel Strohlein, tha se kjo ndihmë është bërë me përkrahjen e shtetit bavarez.

“Në 15 vitet e fundit kemi mbështet mbi 10 mijë persona dhe keni arrit të bëni një dallim konkret në vend. Sfidat si numri i lart të të kthyerve nga vitin 2016-17 nuk ju deklaruar. Me bindje të plotë e them se shteti i pavarur bavarez ka mbështet këtë projekt që nga viti 2012 dhe që nga viti 2019 përmes zyrës bavareze për azil dhe rikthim”.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde ka thënë që me 15 vite riintegrim tregon rëndësinë e këtij procesi. Ai ka shtuar që është shumë e rëndësishme të vazhdojë procesi i riintegrimit dhe jetëgjatësia e projektit.

Ambasadori gjerman shpreson që me zgjedhjet në Francë të përfundojë edhe regjimi i vizave për kosovarët.

“15 vite në riintegrim tregon sa i rëndësishëm është ky proces. Sa e rëndësishme është puna juaj këtu tregon edhe jetëgjatësia e projektit tuaj. Ambasada jonë kemi përkrah projektin e AWO-s diku me mbi 1 milion euro. Dua të ceki se është shumë e rëndësishme për të ardhmen të vazhdojë riintegrimi po ashtu edhe përkujdesja e parakualifikuar që shkojnë në Gjermani. Nuk dua të përfundoj këtë fjalë pa e përmend çështjen e liberalizimit të vizave dhe shpresoj që me zgjedhjet në Francë të përfundojë edhe kjo çështje”, tha ambasadori Rohde

E Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kushtrim Nreci, tha se kompania “AWO” në Nurnberg ka bërë një punë të shkëlqyer në procesin e riintegrimit.

Ai kërkoi që të njëtjën ta bëjnë edhe organizatat tjera gjermane.

“Sot po e ndimë vetën jashtëzakonisht mirë qe jemi në një familje të madhe që kemi punuar me vite në procesin e riintegrimit. AËO Nurnberg Ka bërë një punë të shkëlqyer në riintegrimin e qytetarëve në Kosovë. Kanë qenë pikërisht organizatat gjermane që kanë dhënë shtytje të madhe në procesin e riintegrimit dhe riatdhesimit. Kosova ende ka nevojë për mbështetje sidomos në riintegrimin e personave. Shfrytëzoj rastin me kërkuar mbështetjen e secilës organizatë gjermane që është këtu”, tha ai.

Angelika Weikert presidente e “AWO Nurnberg”, foli për vështirësitë e këtij procesi. Ajo falënderoi stafin për punën 15-vjeçare.

Ajo tha se nga viti 1999, shumë kosovarë kanë kërkuar riatdhesim. Tha se mundësia për qëndrim të përhershëm në Gjermani iu është dhënë vetëm një numri të vogël të refugjatëve.

“Nisma e këtij projekti ka nisur para 15 viteve dhe nuk ka qenë aspak e lehtë. Në vitin 1999 shumë qytetarë kanë ikur nga vendi i tyre. Shumë prej tyre është kërkuar të kthehen. Por shumica kanë shprehur vullnet edhe vet që të kthehen. Mundësia për qëndrim të përhershëm në Gjermani i është dhënë vetëm një numri të vogël të refugjatëve. Pikënisja për projektin në Prishtinë u zhvillua në vitin 2007. Një riintegrim i suksesshëm mund të qëndrojë vetëm për mbështetjen e riatdhesimit të tyre. Qytetarët nuk duhet të lihen vetëm pas kthimit të tyre sepse ata kanë nevojë për një vend ku mund të gjejnë përkrahje”, tha ajo.

Marketing