Rritja e çmimeve të produkteve të përfshira në të ashtuquajturën “shporta e amvisave” në Itali në korrik, ka shënuar një rekord të ri. Lajmi është bërë i ditur, nga Instituti italian i Statistikave Istat, i cili e ka cilësuar rritjen më të madhe të çmimeve në 38 vitet e fundit.

Marketing

Në korrik, produktet kryesore ushqimore dhe shtëpiake janë rritur me 9,1%, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2021. Sipas përllogaritjeve të deritanishme, inflacioni në fund të vitit pritet të shkojë në 6.7%.

Në të njëjtën kohë, në muajin e fundit rritja e çmimeve të energjisë arriti në 42.9%, ndërsa në qershor, gjithmonë me bazë vjetore, ishte 48.7%.

Diçka e tillë çoi në një frenim të vogël të inflacionit, i cili në korrik, bazuar në të dhënat e deritanishme, do të jetë 7.9%.

Marketing