Që nga 21 korriku nuk kishte asnjë gjurmë të Ayleen (14-vjeçare) nga Gottenheim afër Freiburg në shtetin gjerman të Baden-Württemberg, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albora.ch. Vajza ishte largua nga shtëpia e prindërve rreth orës 18:00 dhe që atëherë nuk ka qenë e disponueshme me telefon. Gottenheim është rreth 70 kilometra nga kufiri zviceran. Një trupi femëror është gjetur në Teufelsee pranë Weckesheim në Hesse. Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se trupi i gruas së gjetur ishte Ayleen.

Marketing

Sipas gjetjeve fillestare  vajza ka vdekur nga dhunë. Kurse, selia e policisë në Freiburg, ka njoftuar se do të  mbajë një konferencë për shtyp të hënën.

Si ndodhi zhdukja e 14 vjeçares

Sipas informacioneve, Ayleen ka dalë nga shptëpija për  t’i dërguar një pulovër shoqes së saj në mbrëmjen e ditës që është zhdukur. Shtëpia e shoqes së saj ishte shumë afër.. Gjurmët e vajzës humbën pranë stacionit të trenit Gottenheim. Në orën 18:00 ajo shkroi një mesazh në Whatsapp, pas kësaj nuk kishte asnjë shenjë jete. Distrikti Uetterau në Hesse, ku u gjet trupi, është rreth 300 kilometra nga vendbanimi i Ayleen.

Thuhet se Ayleen ka qëndruar në urën Stadtbahn në Freiburg, e shoqëruar nga një vajzë afërsisht në të njëjtën moshë. Një tjetër e dhënë thotë se ajo u pa midis orës 19:30 dhe 20:30 në Stacionin Qendror të Freiburgut.

Policia përdori helikopterë dhe qen gërmues për ta kërkuar 14 vjeçaren.

Marketing