Gazetari kosovar, Agron Bajrami, ka nisur punën si ambasadori i Kosovës në kryeqytetin evropian.
Marketing
Bajrami ka marrë pjesë në një drekë pune me Emisarin Special të Britanisë së Madhe, Stuart Peach në Bruksel të organizuar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në BE, Lindsay Appleby.
“Shumë faleminderit ndaj Lindsay Appleby për organizimin e drekës së punës me të dërguarin special Sir Stuart Peach. Është shumë inkurajuese të shohësh një aleat të tillë të përkushtuar si Britania e Madhe duke u angazhuar plotësisht në mbështetje të Kosovës si dhe të gjitha shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Përfshirja e Sir Peach është në momentin e duhur dhe i saktë”, ka shkruar Bajrami. /albora.ch/
Marketing