Tre shqiptarë janë arrestuar së fundmi nga policia britanike pasi që janë kapur me një fermë në të cilën prodhohej kanabisi.

Marketing

Renald Dema, Ali Hoxha dhe Juljan Jaku, sipas autoriteteve, kishin investuar në shtëpinë e barit afërsisht 1.3 milion paundë, transmeton Albora.ch.

Ata kanë dalë para gjykatës dhe janë dënuar. Konkretisht Dema, 21 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për dy vjet e tre muaj. Hoxha, 29 vjeç, pa adresë fikse, u dënua me dy vjet e nëntë muaj, ndërsa Jaku, 24 vjeç, gjithashtu pa adresë fikse, u dënua me dy vjet e gjysmë burg.

Raportohet se ishin qentë e policisë që kanë zbuluar fermën e kanabisit.

Marketing