Një person është në kërkim nga Policia gjermane. Sipas Policisë, i dyshuari është në kërkim për vjedhjen e një veture, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albora.ch.

Marketing

Me sa duket burri fillimisht vodhi një makinë, më pas e mbushi me  karburant dhe u largua pa paguar. Policia ka publikuar tashmë foton e hajdutit dhe kërkon ndihmën tuaj.

Ngjarjet kanë ndodhur mes datave 14 – 15 prill 2022 në Aschersleben. Autori i dyshuar drejtonte një makinë tip Audi A4 e errët me targë ASL-E 3333. Rreth orës 3.21 të mëngjesit, karburanti me sa duket ishte bosh dhe ai u ndal në një pikë karburanti në Aschersleben, dhe u furnizua me karburant .

Kush e njeh të dyshuarin? Apo e kenië parë  makina atë natë? Informatorët duhet të kontaktojnë stacionin e policisë Salzlandkreis në +49 3471 379 402

Marketing