Një 14-vjeçar është arrestuar në Greqi, pasi është kapur duke hyrë me thikë në parlamentin grek.

Marketing

Sipas medieve greke adoleshenti kishte shkuar në parlament në kuadër të një ekskursioni me shkollën.

Si u gjet thika te çanta e 14-vjeçarit

Me mbërritjen e fëmijëve në ambientet e Kuvendit, mësuesit filluan t’i rreshtonin për të hyrë brenda, pasi fillimisht kaluan në kontrollin e aparaturave me rreze X.
Aty rojet e Kuvendit panë se 14-vjeçari po mbante armë të ftohtë.

Menjëherë policia ka vënë në pranga 14-vjeçarin./abcnews.al/

Marketing