I jashtëzakonshëm është ish ushtari i i UÇK’së që mbi supet e tij bartë historinë e lavidshme por edhe shumë të dhimbshme nga Lufta e Kosovës.

Marketing

Muhamed Kuka i njohur edhe si ushtari që nuk zhvesh kurrë uniformën e UÇK’së, në një intervistë për Albora.ch ka rrefyer më shumë për jetën që dikur kishte dhe ajo cfarë sot i mungon.

Kuka është një ish-ushtar i UÇK’së dhe është fytyra më e njohur që nga mbarimi i luftës, që tash e 21 vite asnjëherë nuk mungon në tubimet që lidhen me luftën dhe nderimin që i bëhet Kosovës dhe Ushtrisë Çlimrimtare të Kosovës.

Kuka është nga qyteti i Ferizajt dhe ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur në Kosovë nisi lufta, dhe pa hezituar fare iu bashkua Ushtrisë Çlimrimtare të Kosovës, duke mos u ndarë kurrë më emocionlisht me të.

Historia e tij lidhet ngushtë edhe më Pavaresinë e SHBA-së pasi që është dita kur ai feston më zemër dhe është falenderuës për gjithë jetën. Në ç’do përvjetor të Pavarësisë së ShBA-së ia vlen të përmendim edhe historinë e Muhamed Kukës nga Ferizaj i cili aktualisht e ka një jetë të veshtirë për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike dhe vajzës se semurë.

I veshur më unfiromën e UÇK’së dhe flamurin kombëtar që mbanë përbrenda, ai sot kujton të gjitha.

Pas 20 viteve takimi më vellaun në luftë

“Kam jetuar në Amerikë dhe kisha jetën shumë të mirë atje por gjithëçka ndryshoj kur lufta filloj e në televizion kemi parë maskarat që po bëheshin në Kosovë. Vendosa të kthehem, dhe thash ja sot ja kurr, u organizuam dhe arritëm në tokën tonë ku serbët ishin duke berë tmerrin. Kam qenë pjesë e batalionit ‘Atlantiku’ dhe sapo erdha në Kosovë takova vellaun tim Shaban Kuka thashmë të ndjerë që nuk e kish parë më vite e takova në luftë në Kosovë, unë kisha ardhur nga Amerika e ai nga Zvicëra” ka thenë 70 vjeçari i cili sot është simboli i luftës se Kosovës.

Kuka ka qenë pjesë e batalionit ‘Atlantiku’, dhe në shenjë nderimi dhe mirënjohje nuk lë cep të Kosovës pa shkelur, e krejt këtë e bën për t’i nderuar dëshmorët dhe familjet e tyre.

Rrobat e ushtrisë të Muhamed Kukës nuk vjetërohen kurrë për të. Në çdo përvjetor të ndonjë dëshmori, në protesat për të mbrojtur luftën e pastër të UÇK-së ai i vesh përsëri ato dhe me flamurin në dorë niset për Prishtinë, dhe në secili qytet të Republikës së Kosovës.

“Këto rroba që i kam vesh janë rrobat që i kisha në luftë dhe i ruaj si sytë e ballit sepse këto janë gjithë për mua. Vjetersia e tyre tregojnë vuajtjet e mia dhe të popullit tonë e të UÇK’së sepse kjo tokë ka vuajtur shumë por që tani jemi të lirë dhe të punojmë shumë për ketë vend.

Çlirimatrët po mbahën në borgje e ne po rrimë të qetë dhe për ketë nuk ndihem aspak mirë sepse ata që janë në Hagë janë UÇK-ja janë Liria e Kosovës” rrefen i ushtari i UÇK’së i cili është i plagosur gjatë luftës dhe sot e kanë kapluar hallët e jetës se veshtirë.

Ai ka treguar për rastet më të dhimbshme që ka parë e ndjerë gjatë luftës për të cilët thotë se sa të ketë jetë nuk do ti harroj.

Refime lufte

“Më kujtohet kur para syve më është vrarë shoku i luftës Florim Rushiti-Kingji në anën e Pashtrikut dhe rastin kur menjeherë pas çlirimit kemi arritur të hym në Prishtië dhe tek Grandi kemi takuar  një grua të dhunuar e cila kishte qenë më femijët dhe burrin e saj por që serbët e kishin tmerruar, i kemi ofruar ndihmë motrës tonë dhe që nga ateherë Kosovën e dua më shumë se gjthëçka” ndalon Muhameti i cili në një moment vetëm sa nuk fillon të qaj.

Muhamet Kuka

Muhamet Kuka ka dy femijë dhe vajzën e cila është 20 vjecare dhe ia a në lanë emrin Pranvera është e semurë nga epilepsia për çka shpesh ka kërkuar edhe ndihmë dhe djalin Pashtrikun 22 vjeçar, i cili gëzon emrin e Brigadës që babai ka luftuar.

Vajzën e kam në gjendje të rëndë shëndetsore sepse vuan nga epilepsia dhe normalisht ka nëvojë për një përkujdesje të veqantë por edhe djali kishte një operacion dhe nuk kaloj shumë mirë për çka jam shumë i shqetesuar por jeta këto i ka këto dhe shprësojmë se një ditë do të behët mirë” ka thenë ish ushtari i UÇK’së, Muhamet Kuka për Albora.ch.

Sot veterani ka 71 vjet dhe ka qëndruar 24 vjet në Amerikë, para se të kthehet në Kosovë, Kuka, aktualisht jeton në Ferizaj, dhe fatkeqësisht nuk gëzon një jetë të mirë ekonomike, duke mos marrur përkrahje nga shteti. Ai disa herë ka kërkuar ndihmë për vajzën e tij me probleme shëndetësore.

Ndërsa, kujtojmë që Kuka është një njeri shumë i dashur dhe i respektuar në qytetin e tij në Ferizaj dhe gjithë Kosovën pasi që tashmë është edhe sinomnimi i Luftës se UÇK’së për shkak që ndëron çdo dëshmor dhe përkujtim që atyre i bëhet.

Porosia e Muhametit për të rinjët:

ALBORA.CH

Marketing