Olta dhe Massimiliano janë një ndër çiftet më “cool” të momentit. Ata kanë një histori shumë të bukur dashurie, të cilën e kanë ndarë në një lidhje me Skype nga Italia në “ABC e Mëngjesit”.

Marketing

Madje, kanë ndarë edhe vështirësitë dhe tragjeditë e jetës, që kanë kaluar së bashku ndër vite. Por që në fund janë finalizuar në një dasmë pas 10 vitesh nga njohja.

“Unë jam nga Durrësi dhe kam emigruar me mamin dhe vëllain e vogël kur isha 12 vjeçe. Në vitet 2000 ka qenë pak e vështirë për ne shqiptarët, unë dhe Massimo jemi takuar në 2006 dhe isha punëtorja e tij.

Por vetëm kur unë ika nga puna, ai filloi të kujtohej për mua. Ne kemi qënë shokë në fillim dhe më tha për punë. Ai kishte dy restorante dhe më pas kemi hapur dy të tjerë.

Ne kemi 10 vite lidhje dhe në familje kemi pasur shumë vuajtje, shumë tragjedi dhe ai më kupton në sy, pa folur. Unë dhe ai shkojmë shumë, shumë mirë.

Vëllai im i vogël ka ngelur vetëm me vajzën, sepse kunata ime ka vdekur gjatë lindjes. Unë e kam rritur vetë vajzën, i kam dhënë qumësht vetë. Edhe ai nuk e ka ndarë kurrë nga fëmijët tanë. Më pas mamaja ime ishte me kancer e ndërroi jetë dhe më vonë djali theu kokën dhe ishte në koma. Ai ka qenë gjithmonë me mua, përpara më ka vënë mua sesa veten. Djali ishte në një aksident, ra nga biçikleta dhe theu kokën nga brenda, nuk e di tamam se si i thuhet në gjuhën shqipe. Kështu kemi qenë me shumë pak fat dhe kjo ishte arsyeja pse bëmë dasmë, sepse donim të festonim jetën, që ne nuk dorëzohemi, pavarësisht se çfarë ka ndodhur”, u shpreh Olta.

“Olta është fantastike, më pëlqen gjithçka. Është punëtore e madhe. Jam shumë i emocionuar ndaj kësaj interviste”, tha Massimo fjalëpak.

Marketing